Zhduket një grua në Likovë, aktivizohen dronët për ta gjetur

nga Xh M

Likovë, 14 tetor – Qendra për Menaxhim me Kriza ka njoftuar se në numrin për thirrje emergjente 112 është pranuar raportim nga një zyrtar policor për një grua të zhdukur.

Bëjnë të ditur se gruaja është zhdukur në rajonin e Likovës.

“Me kërkesë të policisë, është kërkuar përfshirja e dronëve në operacionin e kërkimit.

Nga Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK) është informuar menjëherë Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) për angazhimin e dronëve në kërkimin e gruas së zhdukur.

Sipas informacioneve të fundit, kërkimi për gruan ende po vazhdon”, njoftojnë nga QMK-ja.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More