Zëvendësdrejtori Dauti nuk ndalet, gjuhën shqipe e kthen edhe në tabelën e Bllacës

nga Xh M

Shkup, 15 tetor – Zëvëndësdrejtori i Doganave të Maqedonisë së Veriut, Mustafa Dauti, ka njoftuar përmes një shkrimi në rrjetin e tij social, që edhe tabela në pikën kufitare të Bllacës do të frymojë edhe në shqip.

“Pas tabelës në Bellanoc dhe Qafë Thanë, tashmë edhe pika kufitare e Bllacës e ka marrë pamjen e duhur e të merituat tabela në gjuhën shqipe në vendin e saj.Për shumë vite, edhe në këtë pikë hyrëse e dalëse të vendit tonë, gjuha shqipe mungonte padrejtësisht. Në një tokë ku kalojnë çdo ditë mijëra qytetarë shqiptarë, mungesa e shqipes në tabelën zyrtare ishte më shumë se neglizhencë ishte shenjë e shpërfilljes institucionale ndaj identitetit tonë kombëtar. Por kjo padrejtësi po merr fund, hap pas hapi, kufi pas kufiri. Pas Bellanocës e Qafë Thanës, Bllaca është dëshmia e radhës se përkushtimi ynë për dinjitetin kombëtar nuk ndalet. Tabela në gjuhën shqipe është vendosur me krenari e respekt, si shenjë se për ne shqipja nuk është zbukurim e simbol fushate, por themel i barazisë dhe dinjitetit tonë qytetar!“, ka shkruar zëvëndësdrejtori, Mustafa Dauti.

Ai tutje ka shtuar që këtë padrejtësi e kanë zgjidhur me vepra dhe jo vetëm me fjalë. Në këtë drejtim, Dauti thotë se ka ardhur epoka e dinjitetit dhe barazisë.

“Ata që për vite të tëra e panë këtë padrejtësi dhe zgjodhën të heshtin, e humbën rastin për të bërë atë që ishte detyrim ligjor dhe moral. Ne, në vend të fjalëve, po bëjmë vepra konkrete. Sot, në Bllacë, shqipja qëndron aty ku i takon në tabelë, në institucion, në zemrën e çdo shqiptari.

Nuk është thjesht një tabelë, por një hap drejt respektit të ndërsjellë dhe epokës së dinjitetit gjuhësor“, ka përfunduar zëvëndësdrejtori, Dauti.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More