VLEN: Dështimi nuk rikalibrohet, BDI-ja e AKI-ja janë kapitull i mbyllur

nga Xh M

Shkup, 9 nëntor – BDI/AKI janë kapitulli që shqiptarët e mbyllën me votë. Mund të ndërrojnë fjalët, por jo fatin. Populli ua mori oksigjenin politik dhe as “rikalibrimi”, as “analizat” nuk mund t’ua kthejnë më jetën, thuhet në një reagim të VLEN-it, ku mes tjerash flitet edhe për prononcimin e Bujar Osmanit pas rezultatit të zgjedhjeve lokale. Nga VLEN thonë se kanë fituar 10 komuna dhe se sipas tyre, është “mbyllur dera e mashtrimeve, PR-truqeve dhe propagandës”.

“Provuan t’i lexojnë zgjedhjet lokale si parlamentare. Nuk kaloi. Tani, të njëjtët njerëz që u mbytën duke gënjyer me “referendumin”, po dalin sërish si “të rilindur”. Blerim Bexheti shpallet “reformë”, ndërsa Bujar Osmani flet për “rikalibrim” sikur shqiptarët të kenë harruar kush ishin ata që e kthyen shtetin në pronë të një klike. Kjo nuk është reformë është grimi politik i një partie të vdekur”, thonë nga VLEN.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More