Tension në marëdhëniet kino- japoneze pas deklaratës së Takaichit

nga L. M

Kina është e gatshme të ndërmarrë kundërmasa kundër Japonisë në çdo kohë nëse është e nevojshme, kanë thënë ekspertët, ndërsa komentet e fundit të kryeministres japoneze Sanae Takaichi mbi çështjen e Tajvanit vazhdojnë të përshkallëzojnë tensionet.

Sipas një deklarate të Ministrisë së Punëve të Jashtme kineze , zëvendësministri i Jashtëm Sun Weidong, “duke ndjekur udhëzimet nga lart”, thirri Kenji Kanasugi, ambasadorin japonez në Kinë, duke i quajtur komentet e Takaichi-t jashtëzakonisht të gabuara dhe të rrezikshme.

Përveç Ministrisë së Punëve të Jashtme, Zyra e Këshillit të Shtetit për Çështjet e Tajvanit dhe Ministria e Mbrojtjes Kombëtare kanë folur gjithashtu vazhdimisht në lidhje me komentet e e Takaichi-t gjatë ditëve të fundit.

Ministria e Jashtme dhe Ministria e Mbrojtjes e Kinës, e kanë paralajmëruar palën japoneze për një “disfatë shkatërruese”, nëse guxon të marrë një rrezik për çështjen e Tajvanit – një frazë e fuqishme që besohet të jetë hera e parë që është përdorur në një kontekst diplomatik Kinë-Japoni.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More