Zelensky: Ukraina, mirënjohëse për mbështetjen e palëkundur të Irlandës

nga D. V.

Ukraina është mirënjohëse për bujarinë e Irlandës, tha sot presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky gjatë një vizite zyrtare në Dublin.

Qeveria irlandeze njoftoi një ndihmë me vlerë 100 milionë euro për Ukrainën – që përfshin furnizime mjekësore – që përkon me vizitën e parë zyrtare nga një president ukrainas në Irlandë.

Financimi shtesë e çon në 200 milionë euro ndihmën totale ushtarake jo-vdekjeprurëse të Irlandës për Ukrainën këtë vit.

Financimi është pjesë e një partneriteti të ri Irlandë-Ukrainë që do të nënshkruhet nga Zelensky dhe kryeministri irlandez Michael Martin sot pasdite, i cili bazohet në një marrëveshje të nënshkruar në Kiev, vitin e kaluar.

Udhërrëfyesi i vitit 2030 për Partneritetin Ukrainë-Irlandë përcakton angazhimet e menjëhershme të Irlandës ndaj Ukrainës, duke përfshirë 25 milionë euro – për të mbështetur restaurimin dhe mbrojtjen e infrastrukturës energjetike të Ukrainës dhe një skemë për të mbështetur trajnimin dhe përpjekjet e tjera – si pjesë e rrugës së Ukrainës drejt pranimit në BE.

Fillimisht, Zelensky zhvilloi një vizitë mirësjelljeje me presidenten e sapoemëruar të Irlandës, Catherine Connolly.

Ai dhe Zonja e Parë Olena Zelenska mbërritën në Aras an Uachtaráin, rezidencën zyrtare të presidentes Connolly – ku u pritën ngrohtësisht.

Në një shënim në librin e vizitorëve, ai tha se Ukraina ishte mirënjohëse për “bujarinë” e Irlandës ndaj popullit të saj gjatë pushtimit të Rusisë.

“Në emër të popullit të Ukrainës, shpreh mirënjohjen time të sinqertë për mbështetjen e palëkundur të Irlandës gjatë luftës sonë kundër agresionit rus”, shkroi ai.

“Ne e vlerësojmë shumë bujarinë e Irlandës në ofrimin e strehimit të përkohshëm për ukrainasit e zhvendosur”, shtoi Zelensky.

“Ukraina e vlerëson miqësinë e saj me Irlandën dhe është e përkushtuar për të thelluar bashkëpunimin në kërkim të një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme”, tha presidenti ukrainas.

I shoqëruar nga një konvoj automjetesh të blinduara, ai mbërriti në Ndërtesat Qeveritare për një takim me kryeministrin irlandes, Martin.

Zelensky gjithashtu do të marrë pjesë në inaugurimin e Forumit Ekonomik Irlandë-Ukrainë me pjesëmarrjen e zëvendëskryeministrit, irlandez Simon Harris dhe ministren e Punëve të Jashtme, Helen McEntee.

Vizita e Zelensky në Dublin, vjen një ditë pasi presidenti ukrainas u takua me homologun francez Emmanuel Macron në Paris, si pjesë e diskutimeve për përfundimin e konfliktit më të madh të armatosur në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More