Takim i Siljanovska-Davkovës me profesorë të Fakultetit për arsim fizik, sport dhe shëndet

nga D. V.

Shkup, 4 dhjetor – Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova bisedoi me profesorë të Fakultetit për arsim fizik, sport dhe shëndet për nevojën e krijimit të një modeli nacional të politikës arsimore dhe shëndetësore, në të cilin do të përfshihen aktiviteti fizik dhe zakonet e shëndetshme te fëmijët dhe të rinjtë, si garanci për një komb fizikisht dhe mendërisht të shëndetshëm.

Për këtë qëllim, dekani i fakultetit, Vlatko Nedelkovski, prodekania për mësimdhënie, Andrijana Misovski dhe profesorët Ivan Anastasovski dhe Serjozha Gontarev e informuan presidenten për projekt-propozimin, përkatësisht për hulumtimet e planifikuara dhe kornizën kohore në të cilën ato do të zhvillohen (2026-2028), rezultatet e pritura dhe qëndrueshmërinë strategjike.

Bashkëbiseduesit theksuan pasojat shqetësuese nga qëndrimi i gjatë ulur, shikimi i televizorit dhe përdorimi i tepruar i pajisjeve digjitale për shëndetin e të rinjve, të dukshme në mbipeshë, rritje të ankthit, izolim social dhe vetëbesim më të ulët.

Ata theksuan përfitimet e vërtetuara shkencërisht nga aktiviteti fizik si: masë muskulore më e madhe, memorie më e mirë, përqendrim më i lartë, qetësi, mësim më i lehtë, rezultate akademike më të larta.

Presidentja propozon më shumë vëmendje ndaj lëndës Edukimi Fizik në të gjitha nivelet dhe format e arsimit, nga kopshti deri në fakultet, praktikimin e mësimit interaktiv në natyrë, mësimin në lëvizje.

Të gjithë besojnë se integrimi i aktivitetit fizik si element i domosdoshëm i procesit arsimor do të ketë ndikim të fortë te të rinjtë dhe modeli i tyre i preferuar i jetës, duke formësuar gjenerata më aktive, më të qëndrueshme, më të vetëdijshme dhe më të shëndetshme.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More