Halimi për intervistën e Konjufcës: Një përpjekje e vonuar për të arsyetuar pasojat e një qeverisjeje që ka prodhuar më shumë dëme sesa reflektim

nga D. V.

Kandidatja për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Sibel Halimi ka komentuar intervistën e njeriut të dytë të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca për cka thotë se biseda e tij dukej nga një realitet paralel e jo që e ka ndërtuar vetë dhe bashkë me partinë e tij.

Halimi thekson se në politikë, si në histori, shfajësimi nuk e zhbën rrugën e ndërtuar, dhe as përgjegjësinë për realitetin që ka marrë formë.

“Glauk Konjufca, në intervistën e djeshme, dukej sikur fliste nga një realitet paralel, jo ai që e ka ndërtuar vetë, bashkë me partinë e tij. Një përpjekje e vonuar për të arsyetuar pasojat e një qeverisjeje që ka prodhuar më shumë dëme sesa reflektim. Edhe më i vonuar është korrigjimi i një diskursi që ka ushqyer polarizim, urrejtje e armiqësi. Distancimi nga vetvetja dhe nga subjekti politik që e përfaqëson, nuk është akt guximi, por shenjë paniku që historia e tyre po mbyllet me turp! Sepse në politikë, si në histori, shfajësimi nuk e zhbën rrugën e ndërtuar, dhe as përgjegjësinë për realitetin që ka marrë formë. Prandaj, të mos pretendohet se në politikë mendimi i tij qëndron i ndarë nga pushteti që ka ushtruar. Është vetëm një qëndrim i radhës, i krijuar në laboratorin e VV-së për të manipuluar”, ka shkruar Halimi.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More