Alarmante në Shkup, tejkalohet pragu i ajrit të ndotur! Merren masa nga Ministria e Mjedisit

nga D. V.

Shkup, 19 dhjetor – Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor njofton se pragu i alarmimit për grimcat e pezulluara PM10 (tejkalim mbi 150 μg/m³ për dy ditë radhazi) është tejkaluar në pikat matëse Qendër, Gazi Babë, Karposh, Lisiçe dhe Rektorat në Shkup.

Vlerat e PM10:

DataQendërGazi BabëKarposhLisiçeRektorat
17/12/2025151.78156.55152.69232.26179.25
18/12/2025186.49178.92180.87266.60186.70

Si rrjedhojë, nga Ministria e Mjedisit thonë se kanë marrë masa sivijon:

  • Intensifikim i kontrolleve inspektuese ndaj instalimeve industriale me Leje Ekologjike të Integruar, si të tipit A ashtu edhe B, dhe ndaj kantierëve të ndërtimit.
  • Sigurimi i qasjes publike në të dhënat e monitorimit të vazhdueshëm të ajrit për instalimet me monitorim.
  • Intensifikim i kontrolleve të gjendjes teknike të automjeteve, veçanërisht atyre me karburant dizel dhe të paregjistruara.
  • Ndalim i djegies së mbetjeve dhe materialeve të tjera në hapësira të hapura.
  • Rekomandohet që subjektet juridike dhe punëdhënësit:
    • të lirojnë nga puna gratë shtatzëna, personat mbi 60 vjeç dhe personat me sëmundje kronike (astmë, infarkt të kaluar të miokardit, goditje në tru), me rekomandim mjekësor;
    • të riorganizojnë orarin e punës për personat që punojnë në ambiente të hapura, duke sugjeruar punën nga ora 11:00 deri në 17:00.
  • Ndalimi i organizimit të aktiviteteve sportive dhe kulturore në ambiente të hapura për shkak të ndotjes së lartë të ajrit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More