Afrim Gashi u takua me kryetarin e TIKA-s, Abdullah Eren

nga Xh M

Shkup, 19 dhjetor – Kryetari i Kuvendit të RMV-së, Afrim Gashi, sot ka pritur në takim kryetarin e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA), Abdullah Eren.

Në lidhje me këtë takim Gashi është shprehur mirënjohjen e tij të veçantë për veprimtarinë 20-vjeçare të TIKA-s në Maqedoninë e Veriut, ku janë realizuar mbi 1.300 projekte në fusha jetike si arsimi, shëndetësia, bujqësia dhe infrastruktura.

Postimi i plotë i kryetarit të Kuvendit të RMV-së, Afrim Gashi:

Pata kënaqësinë të zhvilloj një takim zyrtar me Kryetarin e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA), gjatë të cilit riafirmuam marrëdhëniet e shkëlqyera dhe diskutuam për zgjerimin e mëtejmë të bashkëpunimit institucional.

Shpreha mirënjohjen time të veçantë për veprimtarinë 20-vjeçare të TIKA-s në Maqedoninë e Veriut, ku janë realizuar mbi 1.300 projekte në fusha jetike si arsimi, shëndetësia, bujqësia dhe infrastruktura. Takimin e përmbyllëm me zotimin e përbashkët për vazhdimësinë e këtij partneriteti të suksesshëm.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More