Pas pesë ditësh pa ujë të pijshëm, defekti në tubacionin kryesor të furnizimit në Vlorë është riparuar pas mesnate.
Bashkia Vlorë njofton se pas mbi 72 orëve pune intensive dhe pa ndërprerje u bë e mundur për riparimi i defektit në linjën kryesore 1000 mm të furnizimit me ujë të qytetit.
Prova e tretë e furnizimit ka rezultuar pozitive dhe aktualisht po furnizohen me ujë të pijshëm Zona e Çentrales, një pjesë e Lungomares dhe një pjesë e lagjes “Pavarësia”.
Kryetarja e Bashkisë Vlorë, Brunilda Mersni ka falenderuar ekipet teknike për sakrificën dhe qytetarët për durimin dhe mirëkuptimin.