Fondi Pensional-Maqedoni: Pensionet e dhjetorit do të paguhen në kohë më 2 janar 2026

nga D. V.

Shkup, 30 dhjetor – Fondi Pensional i Republikës së Maqedonisë njofton të gjithë përfituesit e pensioneve se fondet e nevojshme për pagesën e pensioneve për muajin dhjetor 2025 janë siguruar plotësisht.

Si institucion përgjegjës për pagesën e pensioneve dhe sigurimin e të drejtave të sigurimit pensional dhe invalidor dhe të sigurimeve shoqërore për pensionistët, Fondi ka përfunduar me kohë të gjitha përgatitjet për zbatimin e pandërprerë të pagesës së pensioneve.

Për këtë qëllim, janë siguruar fonde në shumën totale prej 9.289.521,686.00 denarë (nëntë miliardë e 289 milionë e 521 mijë e 686 denarë) për gjithsej 340.156 përfitues të pensioneve.

Meqenëse 1 janari është ditë jo pune (festë zyrtare), fondet do t’u transferohen bankave komerciale më 2 janar 2026.
Fondi Pensional tashmë i ka dorëzuar njoftimet me të dhëna të sakta për numrin e pensionistëve dhe shumat përkatëse në të gjitha bankat komerciale, gjë që garanton se procesi i pagesës do të kryhet në mënyrë efikase dhe pa vonesë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More