Sekuestrohen mbi 6,000 copë piroteknikë në Bit Pazar

nga D. V.

Shkup, 31 dhjetor – Mbi 6,000 copë mjete piroteknike janë sekuestruar gjatë ditës së djeshme në Bit Pazar.  

Nga Ministria e Punëve të Brendshme sot njoftuan se  pas ndërmarrjes së masave operative-taktike nga Njësiti për Tregti të Palejuar në SPB Shkup, në rr. “192”, në zonën e Bit Pazarit, janë gjetur dhe sekuestruar rreth 6,000 copë të ndryshme të mjeteve piroteknike.

“Është njoftuar Prokurori Publik, piroteknika është sekuestruar për procedurë të mëtejshme, ndërsa ndaj personave që kanë shitur piroteknikë do të ngrihen kallëzime përkatëse”, theksojnë nga MPB-ja. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More