Bllokohet qarkullimi te rrethi i Stadiumit të Qytetit në Istog për shkak të grumbullimit të ujit

nga D. V.

Komuna e Istogut ka njoftuar se për shkak të reshjeve të shiut dhe grumbullimit të ujit, rrethi te Stadiumi i Qytetit është aktualisht i bllokuar për qarkullim.

“Për shkak të reshjeve të shiut dhe grumbullimit të ujit, rrethi te Stadiumi i Qytetit aktualisht është i bllokuar për qarkullim”, thuhet në njoftimin e komunës.

Autoritetet komunale u kanë bërë thirrje qytetarëve që të shmangin këtë zonë dhe të shfrytëzojnë rrugë alternative deri në normalizimin e situatës.

“Ju lutemi të shmangni këtë zonë dhe të përdorni rrugë alternative deri në normalizimin e gjendjes”, theksohet më tej në njoftim.

Sipas Komunës së Istogut, ekipet përkatëse janë në terren dhe po e monitorojnë situatën nga afër, me qëllim të rikthimit sa më të shpejtë të qarkullimit normal.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More