Nesër do të mbarojë mundësia për të aplikuar në Konkursin për punimin më të mirë

nga Xh M

Punimi më i mirë në fushën e makroekonomisë do të vlerësohet nga Komisioni i formuar nga Banka Popullore e Maqedonisë së Veriut. Autori i këtij punimi do të shpërblehet me 130 mijë denarë.

“Të drejtë pjesëmarrjeje në Konkurs kanë shtetasit e Republikës së Maqedonisë së Veriut të moshës deri më 35 vjet. Të punësuarit e Bankës Popullore dhe anëtarët e Këshillit të Bankës Popullore nuk kanë të drejtë të marrin pjesë në Konkurs”, raportoi Banka, duke theksuar se vendi i parë do të marrë 130 mijë denarë, ndërsa vendi i dytë 65 mijë denarë.

Të drejtë për aplikimi në Konkursin për çmimin vjetor për hulumtues të rinj kanë të rinjtë deri n moshën 35 vjeç. Mundësia për aplikim është deri më 1 shkurt të vitit 2026.

Punimi duhet të kenë 80 mijë karaktere, duke përfshirë abstraktin, përmbledhjen e literaturës së konsultuar nga fusha që po hulumtohet, përshkrimi e metodave të hulumtimit të përdorur në punim, analizën, vëzhgimet përfundimtare dhe bibliografinë.

“Autorët kanë të drejtë të konkurrojnë në Konkursin për përzgjedhjen e punimit më të mirë me punim të botuar tashmë, por jo përpara datës 1 janar 2024. Nëse dorëzoni punim që është botuar tanimë, autori duhet të tregojë se kur dhe ku është botuar punimi”, sqaroi Banka.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More