Orteqe në Qafë Thore, Beci: Vijon pastrimi i rrugës, kalimi me goma dimërore ose zinxhirë

nga D. V.

Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci, u bëri thirrje udhëtarëve në zonën e Qafë Thores, të tregojnë kujdes dhe të pajisen patjetër me goma dimërore dhe zinxhirë, për shkak të ngricave dhe kushteve të vështira atmosferike.

Gjatë natës, reshjet e dëborës kanë sjellë rënie ortekësh në zonën e Qafë Thores.

Kryebashkiaku informoi se, tashmë, me uljen e intensitetit të reshjeve, po punohet intensivisht me disa mjete për pastrimin dhe zgjerimin e rrugës, me qëllim që ajo të bëhet plotësisht e kalueshme.

Zona e tuneleve panoramike në Qafë Thore është pastruar dhe qarkullimi drejt Thethit dhe nga Thethi, është i mundur.

Benet Beci publikoi edhe pamje nga puna për pastrimin e rrugës nga reshjet e shumta të dëborës.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More