Protestë para DAP-së në Tetovë, kërkohet anulimi i vendimit për tatim të të ardhurave

nga D. V.

Tetovë, 9 shkurt – Para Drejtorisë rajonale të Drejtorisë për të ardhura publike (DAP) në Tetovë pasdite dhjetëra qytetarë kanë mbajtur protestë për shkak të vendimeve të ndara nga ky institucion për pagesën e tatimit të të ardhurave të fituara në vend të huaj.

Argumentet kryesore të këtij grupi të qytetarëve janë se ata kanë qenë 183 ditë në vend të huaj dhe se me këtë nuk janë rezidentë tatimorë.

“Ne nuk dëshirojmë t’i paguajmë këto tatime, pasi nuk dëshirojmë t’i paguajmë gabimet e institucionit në këtë rast, gabimin e Drejtorisë shtetërore për të ardhura publike”, tha Besir Abdullahi, pjesëmarrës i protestës.

Po kërkohet takim me udhëheqësinë e DAP-së me qëllim që vendimet e dhëna të anulohen.

“Ne kërkojmë takim së bashku ose të jetë i hapur për të gjithë, për të parashtruar pyetje, për të ditur se si duhet të reagojmë, çfarë dokumentesh duhet t’i dërgojmë institucionit për ta mbyllur këtë çështje”, tha Fariz Bajrami, po ashtu pjesëmarrës në protestë.

Drejtoria e të Ardhurave Publike ka njoftuar disa herë deri tani se qëndrimi jashtë vendit më i gjatë se 183 ditë nuk e përjashton rezidencën tatimore.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More