Rivotohet në fshatin Llarcë, Komuna e Zhelinës, procesi po zhvillohet pa probleme

nga D V

Tetovë, 22 maj- Në vendvotimin numër 2101 në fshatin Llarcë, në Komunën e Zhelinës, sot ka rivotim për zgjedhjet parlamentare në kuadër të Njësis zgjedhore 6 pasi që Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) e ka anuluar votimin e mbajtur më 8 maj. Nga Komisioni Komunal Zgjedhor  në Zhelinë informojnë se me kohë ka filluar votimi  në orën shtatë.

“Rivotim ka vetëm në një vendvotim me numër 2101 në fshatin Llarcë, Komunën e Zhelinës. Votimi filloi saktë në orën shtatë dhe po zhvillohet pa anjë problem. Normal funksionon aparati për identifikim dhe votimi po zhvillohet”, deklaroi Bujar Sulejmani, kryetar i KKZ-së Zhelinë.

Të drejtë vote në këtë vendvotim kanë 993 qytetarë.

Me 22 maj të drejtën e votës kanë shfrytëzuar 48 për qind e votuesve të regjistruar, megjithatë 479 persona prej të cilëve nëntë kishin fletëvotime të pavlefshme.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More