Mot me diell dhe i nxehtë, temperatura deri në 35 gradë

nga D V

Shkup, 5 qershor – Moti sot do të jetë me diell dhe i nxehtë me vranësira mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi perëndimor dhe veriperëndimor. Pasdite, në pjesët veriperëndimore do të ketë kushte për paraqitje të rrallë të shiut të rrëmbyeshëm dhe bubullimave.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej 10 deri në 18 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 26 deri në 35 gradë. Indeksi UV do të jetë 7.

Në Shkup, mot me diell dhe i nxehtë me vranësira mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura minimale do të bie në 16 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë 31 gradë.

Për ditët në vijim, sinoptikët paralajmërojnë mot me diell dhe të nxehtë me vranësira të vogla deri në mesatare, ndërsa në orët e pasdites do të ketë paraqitje të izoluar të shiut të rrëmbyeshëm dhe bubullimave.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More