Hapja e rrugës Thumanë-Kashar, Rama: Kartëvizita evropiane e Korridorit Blu

nga D V

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm duke përshëndetur ndjekësit me pamjet e rrugës së inaguruar një ditë më parë Thumanë – Kashar.

Në një postim në Facebook, kreu i qeverisë shqiptare, e cilëson atë kartëvizitën europiane të Korridorit Blu të Shqipërisë 2030.

“Mirëmëngjes dhe rrugë të mbarë për të gjithë ju që sot do të kaloni nga autostrada e re Thumanë – Kashar, kartëvizita evropiane e Korridorit Blu të Shqipërisë 2030”, shkruan Rama.

Kujtojmë se rruga 21 kilometër e gjatë u hap të dielën, 30 qershor, pas një ceremonie të veçantë. Rruga është pjesë e autostradës Adriatiko-Joniane, që fillon nga Italia dhe përfundon në Greqi.

Kalimi në këtë rrugë është me pagesë minimale prej 2.1 euro.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More