Kryetarja e Kuvendit rrëzoi në nisje të seancës plenare këtë të enjte kërkesën e kryetarit të grupit të PD-së Gazment Bardhi për interpelancë me Kryeministrin Edi Rama.
Bardhi akuzon kreun e qeverisë se ka emëruar si këshilltar të jashtëm një ish-agjent sekret rumun, Florian Coldea, që sipas tij është i përfshirë në trafik ndërkombëtar droge.
Kryeministri shqiptar e ka marr në një moment kur nuk ishte më në pozicion. Nëse akuzohet në vendin e tij për vepra të ndryshme, ajo është një çështje e Rumanisë jo e Shqipërisë. Në momentin që kryeministri është informuar për këtë gjë nuk e ka më këshilltar. E ka larguar. Nëse ka diçka që duhej sqaruar është, a është ky akoma këshilltar i kryeministrit? Jo, që në momentin që një proces ka filluar në vendin e tij nuk është më këshilltar”, tha Bledi Çuçi.