Forcat zjarrfikëse kanë punuar gjithë natën për të shuar zjarrin që ra pasditen e djeshme në Qafën e Llogarasë, pranë vendit ku hidhen parashutistët.
Në ndihmë ka shkuar dhe ushtria dhe mësohet se rreth orës 04:00 është arritur që flakët të vihen nën kontroll dhe po punohet për të shuar të gjitha vatrat si dhe po kontrollojnë zonën për të mos pasur aktivizim të flakëve.
Ndërkohë mbrëmë u arrit të shuhej zjarri në kodrën e Gjilekës në Dhërmi. Për shuarjen e flakëve u mobilizuan 40 zjarrfikës dhe një helikopter.