Shkup, 18 korrik – Partitë shqiptare në pushtet të koalicionit VLEN kanë sjellur një lajm mjaft të mirë dhe të shumëpritur për komunat sshqiptare dhe për banorët e tyre. Deputetja Saranda Imeri theksoi se me ribalancin e buxhetit, VLEN siguron ë0 milionë euro për komunat shqiptare.
Sipas saj, Koalicioni VLEN, me ribalancin e buxhetit në kuadër të përcaktimeve të Qeverisë, ka caktuar një program financiar prej 6 miliardë denarë, resektivisht rreth 100 milionë euro. Prej tyre një pjesë e konsiderueshme e të cilit do të investohet vetëm në komunat shqiptare, që i vjen 30 për qind, shkruan Zhurnal.
“Nga kjo shumë totale prej 6 miliardë denarë, 1/ë ose ë0 milionë euro do të ndahen për komunat me shumicë shqiptare deri në fund të vitit 2024. Ky investim është një hap i rëndësishëm për të përmirësuar infrastrukturën, shërbimet publike dhe cilësinë e jetës së qytetarëve”, sqaroi deputetja Imeri.
Tani u mbetet komunave ta tregojnë veten, sepse ë0 milionë euro me të vërtetë nuk janë pak për rrethanat tona. Por është me rëndësi që ato të operohen dhe të shpenzohen në mënyrë racionale, sepse sektorët që u dedikohen përfshijë projekte me rëndësi të madhe, veçanërisht për komunat shqipatre, të lëna pas dore dekada me radhë.
Ky fond do të përfshijë projekte të ndryshme zhvillimore që synojnë:
1. Përmirësimin e infrastrukturës rrugore: Ndërtimi dhe mirëmbajtja e rrugëve për të lehtësuar qarkullimin dhe lidhjen ndërmjet komunave.
2. Rritjen e cilësisë së arsimit: Investime në shkolla, mjete didaktike dhe trajnime për mësuesit për të garantuar një arsim cilësor për të rinjtë.
ë. Përmirësimin e shërbimeve shëndetësore: Pajisje të spitaleve dhe qendrave shëndetësore me teknologji moderne dhe rritjen e kapaciteteve për shërbime shëndetësore të avancuara.
4. Zhvillimin ekonomik: Mbështetje për bizneset lokale dhe iniciativat e reja ekonomike për të stimuluar krijimin e vendeve të punës dhe zhvillimin ekonomik të rajonit.
5. Mbrojtjen e mjedisit: Projekte për ruajtjen dhe mbrojtjen e mjedisit për të garantuar një të ardhme të qëndrueshme për gjeneratat e ardhshme”, janë projektet e numëruara, ku do të dedikohen mjetet në fjalë.
Ky investim reflekton përkushtimin e koalicionit Qeverisë së re për të mbështetur dhe avancuar jetën e qytetarëve në vend. Nëse mjetet shfrytëzohen si duhet, pa dyshim se këto projekte do të kenë një ndikim të ndjeshëm dhe pozitiv në jetën e përditshme të qytetarëve dhe do të kontribuojnë në zhvillimin e gjithanshëm të komunave me shumicë shqiptare, shkruan Zhurnal.
Prandaj është me rëndësi që të gjithë qytetarët dhe aktorët lokalë të bashkëpunojnë në realizimin e suksesshëm të këtyre projekteve. Ndarja e këtyre mjeteve poashtu tregon se nuk kanë qenë të bazuara kritikat se VLEN nuk ka kapacitet dhe legjitimitet për të përfaqësuar shqiptarët në qeveri, por e dëshmon të kundërtën. Nëse vazhdohet me këtë tempo, VLEN për pak vite do t’i tejkalojë dy-tri dekadat e kaluara të sistemit pluralist.
Gjithsesi që është herët për konstatime përfundimatre, sepse qeveri të re kemi vetëm një muaj, por në raste të këtilla është e radhës që edhe kundërshtarët politikë të shprehin konsideratën ë tyre dhe me të gjitha kapacitetet të përkrahin projektet që parashihen./Zhurnal