Bekë Berisha: 600 policë të angazhuar për të ruajtur aktivistët e LVV-së, teksa ata incizojnë spot elektoral në Ujman

nga D V

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Bekë Berisha, ka shprehur kritika të ashpra ndaj mobilizimit të Policisë së Kosovës për mbrojtjen e aktivistëve të Vetëvendosjes gjatë vizitës së tyre në liqenin e Ujmanit.

Sipas Berishës, ky angazhim i tepruar është i panevojshëm dhe demotivues për policët.

Manifestimi i “sovranitetit“  Kryeministër kthej policët në orar normal.

Ky gjest ka demotivuar Policinë! Sovraniteti mbrohet me miq nga qeveria e Kosovës!

Ai kritikoi ashpër këtë veprim, duke e quajtur një manifestim të panevojshëm të “sovranitetit” dhe bëri thirrje për kthimin e policëve në orar normal.

” Kryeministër kthej policët në orar normal. Ky gjest ka demotivuar Policinë! Sovraniteti mbrohet me miq nga qeveria e Kosovës,” shtoi ai.

Berisha theksoi se angazhimi i tepërt i policisë për një aktivitet të tillë është një shpenzim i panevojshëm i resurseve dhe një barrë për policët, të cilët po punojnë në kushte të vështira atmosferike./Telegrafi/

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More