Shkup, 8 gusht – Avancimi i proceseve të zhdoganimit përmes përmirësimit të analizës së riskut me qëllim të të hyrave më të mëdha në buxhet, pranisë më të madhe të doganierëve në përzgjedhjen e dërgesave të dyshimta, si dhe përmirësimit të ndërgjegjësimit të qytetarëve për deklarimin e mallrave në hyrje dhe dalje nga vendi.
Këto ishin konkluzionet thelbësore nga takimi i sotëm i drejtorit të Drejtorisë doganore, Boban Nikollovski, me drejtorin e përgjithshëm të TAV Maqedoni, Nexhat Kurt.
“Prioriteti im kryesor është lufta e ashpër kundër krimit dhe korrupsionit, por edhe ndryshimi i ndërgjegjësimit të doganierëve. Kjo është një përpjekje ekipore dhe së bashku duhet të luftojmë së bashku për t’i çuar gjërat përpara.