Dyshohet se dhunoi për vdekje Egli Progën, mbërrin në gjykatë Denis Meçe

nga D V

Motra e Egli Progës pas vdekjes së vëllait të saj dy ditë më parë, ka pritur me thirrjet “O Kafshë” sot para dyerve të Gjykatës së Korçës , Denis Meçen.

Meçe është dhunuesi i dyshuar që solli vdekjen e vëllait të saj, Egli Progës dy ditë më parë, i cili e ka goditur atë me sende të forta në një lokal në Pogradec. Si shkak i plagëve të marra dhe frakturave të rënda, Proga ndërroi jetë.

Menjëherë pas ngjarjes, shtetasi Denis Meçe është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërkohë që nga këqyrja e kamerave të sigurisë edhe për policinë është sqaruar gjithë dinamika e sherrit të ndodhur.

Në Gjykatën e Korçës do të mbahet sot seanca ndaj Meçes dhe 3 personave të tjerë të akuzuar për moskallëzim krimi.

Bëhet fjalë për Voltan Shulku, Arian Manellari dhe Leonidha Guce të gjithë nga Pogradeci.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More