Doktor Agron Leka, emërohet Drejtor Klinik i Spitalit Regjional të Gjilanit.
Këtë e ka konfirmuar ai për Telegrafin, duke theksuar se drejtori paraprak, Arsim Emini, me vullnet të plotë është tërhequr nga kjo pozitë dhe si rrjedhojë është përzgjedhur ai.
Ndryshe, doktor Arsim Emini, ishte zgjedhur si Drejtor Klinik i Spitalit Regjional të Gjilanit qysh në vitin 2022.