Shkup, 23 gusht – Gjatë mbrëmjes së kaluar, ekipet e NP “Higjiena Komunale” – Shkup larguan 60 metra kub mbetje nga më shumë deponi të egra të vendosura në disa komuna të Shkupit.

Aktivitetet u realizuan në rrugët Vasill Çakallarov dhe Ruzvelltova – në komunën e Karposhit të Shkupit dhe në bulevardin Brigada “maqedono – kosovare” në komunën Çair.

Sot në mëngjes është vërejtur hedhje e mbetjes nga ambalazhet prej kartoni në dy lokacione në zonën qendrore të qytetit – në sipërfaqen e komunikacionit në bulevardin Kiril dhe Metodi, si dhe në parking – hapësirën e vendosur në rrugën Dimitrija Çupovski. Ekipet e NP “Higjiena Komunale” – Shkup ngritën dhe transportuan mbetjen e hedhur të paligjshme.