Shkup, 26 gusht – “Qeveria e LSDM-së në krizën më të madhe shëndetësore dhe ekonomike ka mundur t’i rrisë pagat, Hristijan Mickoski dhe Qeveria e tij vetëm po tregojnë se sa të paaftë janë, sepse nuk mund të përballen me sfidat”, thotë kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe.
Ai theksoi se politizimi i kërkesave të Sindikatës nga Mickoski është fyerje jo vetëm për sindikatat por edhe për të gjithë punëtorët në Maqedoni.