QMK: Gjithsej 39 zjarre në qiell të hapur dje, pesë ende janë aktivë

nga D V

Shkup, 29 gusht – Gjatë ditës së djeshme ka pasur gjithsej 39 zjarre në qiell të hapur. Prej tyre, pesë janë ende aktivë, nën kontroll është një, ndërsa t[ tjerët janë shuar, njoftuan këtë mëngjes nga Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK).

Sipas komunikatës, digjet pyll i përzier në malin Mukos, afër fshatit Stepanci dhe në vendin e quajtur “Kaciica” në kufirin mes komunave Dollnen dhe Çashka. Bimësi e ulët dhe shkurre digjen edhe në Komunën e Studeniçanit, mbi fshatin Crvenavodë, tek vendi i quajtur “Krsta”. Bimësi i e ulët digjet mes fshatrave Koliçan i Epërm dhe Lubosh në Komunën e Studeniçanit. SDhkurre dhe barë i thatë digjen mes fshatrave Edeklercë dhe Haxhi-Hamzali në territorin e Komunës së Shtipit. Zjarri i fundit aktiv është në Komunën Llozovë, tek fshatrat Durfulia dhe Karatmanovë, ku digjen pyje me pisha.

“Nën kontroll” është kategorituar zjarri në malin Galiçicë, në territorin e Komunave Ohër dhe Resenjë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More