Minçev: Është i mirëseardhur çdo propozim për uljen e korrupsionit

nga Xh M

Shkup, 30 gusht – Çrrënjosja e korrupsionit si problem aktual dhe akut është një nga prioritetet më të rëndësishme të Qeverisë dhe për këtë arsye është i mirëseardhur çdo propozim që lidhet me mundësinë për të ulur korrupsionin, përfshirë edhe propzimin e kryeministrit për vendosjen e linjës për raportimin e korrupsionit, vlerësoi sot ministri i Administratës Publike, Goran Minçev.

“Megjithatë korrupsioni është problem, i cili është shumë i përhapur, në të cilin duhet të përfshihen mbi të gjitha një numër i madh organesh, para së gjithash, mendoj të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Komisionit për Parandalim të Korrupsionit”, tha Minçev në përgjigjen e pyetjes – kur do të funksionojë linja e paralajmëruar në Qeveri për raportimin e korrupsionit, dhënë në pushim të diskutimit publik të sotëm për propozim-ligjet për zyrtarët administrativë në BNJVL.

Ai theksoi se e gjithë ajo që po ndodhë si prioritet i Qeverisë dhe aktiviteteve të Ministrisë së Punëve të Brendshme do të kontribuojë në uljen e konsiderueshme të korrupsionit.

“Ky është proces i cili zgjat, asgjë nuk mund të ndodhë brenda natës, por fokusimi i Qeverisë dhe i kryeministrit ndaj këtij problemi është një nga mjetet të cilat do të ndodhin në të ardhmen”, theksoi Minçev.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More