Në tremujorin e dytë të vitit 2024, janë regjistruar më pak lindje, më pak martesa dhe më shumë vdekje

nga Xh M

Shkup, 30 gusht – Në tremujorin e dytë të vitit 2024, numri i lindjeve (fëmijë të gjallë) është 3 840 në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, numri i tyre është zvogëluar për 7.2 për qind, kumtoi Enti Shtetëror i Statistikës.

Numri i personave të vdekur në tremujorin e dytë të vitit 2024 është 4 711 persona, nga të cilët 12 ishin foshnje, që shënon rritje nga 0.3 për qind në krahasim me të njëjtin tremujor të vitit 2023.

Shtimi natyror është negativ respektivisht – 871 që do të thotë, se numri i lindjeve të gjalla është më i ulët se numri i vdekjeve.

Numri i martesave në këtë tremujor nga viti është zvogëluar me 22.6 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë nga 2023 dhe është 2 533 martesa.

Në këtë tremujor janë marrë 390 raporte për martesa të divorcuara.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More