Shërbimi i Toksikologjisë në QSUT, Koçiu: Teknologji moderne në shërbim të qytetarëve

nga D V

Shërbimi i Toksikologjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”në Tiranë (QSUT) tashmë operon në ambiente të reja dhe moderne, duke ofruar kushte të përmirësuara për pacientët dhe personelin mjekësor.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, ndau në rrjete sociale momente nga ambientet e QSUT-së ku investimet në infrastrukturë, në teknologji bashkëkohore dhe burime njerëzore të kualifikuara kanë rritur cilësinë e shërbimit për qytetarët.

“Me infrastrukturën e re, ky spital ditor garanton trajtime të specializuara dhe të shpejta për të gjithë pacientët që përballen me urgjenca toksikologjike, duke shmangur hospitalizimin e panevojshëm”, u shpreh ministrja.

Koçiu theksoi se, ‘falë këtij investimi, qytetarët përfitojnë nga teknologjia e avancuar dhe kujdesi profesional në një ambient që garanton efikasitet dhe cilësi të lartë shërbimi”.

Ndërsa Andrin Tahiri, shef i Shërbimi të Toksikologjisë, në QSUT, u shpreh se,” tani me infrastrukturën bashkëkohore jemi gati të përballojmë të gjitha rastet që kanë nevojë për asistencë mjekësore, qoftë nga Urgjenca apo rastet ditore”./ATSH/

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More