Shkup, 6 shtator – Punët që bëhen në autostrada bëhet për ta lehtësuar qarkullimin e qytetarëve, por duhet kujdes maksimal që gjatë punimeve mos të bëhen “kurban” qytetarët. Pikërisht, si pasojë e këtij kujdesi më 2 shtator humbën jetën dy qytetarë të këtij vendi, një i rritur dhe një fëmijë pesë vjeçar. E pas këtij aksidenti, Prokuroria Themelore Publike ka dhënë urdhër për inspektim të punimeve në autostradën Shkup – Kumanovë, pas dhënies së vendimit për ndërprerjen urgjente të punimeve. Kjo i bie që njëherë duhet të ndodhin aksidente e të ketë që të ketë inspektime, shkruan Zhurnal.
Si pasojë e aksidentit në autostradën Shkup – Kumanovë humbën jetën babë e birë –
Dy persona kanë humbur jetën në një aksident trafiku që ka ndodhur mëngjesin e 2 shtatorit në magjistralen Shkup – Kumanovë, përpara pikëpagesës Milladinovc, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme (MPB).
Një automjet tip “Mercedes” me targa të Kumanovës, i cili drejtohej nga 34-vjeçari B.A. nga fshati Opajë i Kumanovës, ka goditur shenjat e komunikacionit dhe kamionin e ndaluar “Man” me targa të Shkupit, në pronësi të subjektit juridik. Nga aksidenti ka ndërruar jetë në vendngjarje shoferi B.A.
Mjeku i Emergjencave Mjekësore ka konstatuar vdekjen, ndërsa me urdhër të prokurorit publik trupi i pajetë i të ndjerit është dërguar për obduksion. Në aksident lëndime të rënda ka mbetur djali i tij i mitur, i cili më pas ka ndërruar jetë në Kompleksin e klinikave “Nënë Tereza” në Shkup.
Në lidhje me ngjarjen, u arrestuan drejtuesi i kamionit – R.P. dhe personi përgjegjës i subjektit juridik – 55-vjeçari P.M. nga Shkupi. Kjo ka qenë masa e menjëhershme që është ndërmarrë pas aksidentit, e rasti po vazhdon të hetohet nga Prokuroria Themelore Publike.
U deshtë të ndodhë aksidenti që punimet në këtë autostradë të inspektohen –
Prokuroria Themelore Publike ka dhënë urdhër për inspektim të punimeve në autostradën Shkup – Kumanovë, pas dhënies së vendimit për ndërprerjen urgjente të punimeve.
“Pas urdhrit nga prokurori publik, inspektori për rrugë nga Inspektorati shtetëror për transport ka kryer inspektim të jashtëzakonshëm të punimeve ndërtimore që i kryen subjekti juridik në autostradën A2”, njoftoi Prokuroria.
Inspektimet janë kryer ne pjesën nga dalja e Shkupit deri në pikëpagesën në Milladinovci.
“Aty në një aksident komunikacionit, që ndodhi më 2 shtator, automobili “Mercedes” ka goditur një kamion në pronësi të subjektit juridik që është angazhuar në projekt, ku e humbi jetën ngasësi i automobilit “Mercedes” dhe djali i tij i vogël”, sqaroi Prokuroria.
Prokuroria sqaroi që pas inspektimit është sjellën raport dhe është vendosur që subjekti juridik menjëherë të ndalon punimet. Ndërkohë duhet të rregullohet sinjalistika për rregullimin e komunikacionit në atë pjesë të autostradës, për të pasur qarkullim të sigurt të automjeteve.
Prokuroria ka filluar procedurat ndaj dy personave të dyshuar për veprën penale – Vepra të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pasigurisë në komunikacion. Ndaj tyre, pas masës së paraburgimit prej 48 orëve, u caktua masa e kujdesit.
Gjitha këto vendime janë të qëlluara por pak të vonuara. Meqë punimet janë ndalur pas inspektimit të jashtëzakonshëm i bie që ka pasur parregullësi në mënyrën se si është punuar. Kjo nënkupton që nëse ka pasur inspektime më herët para se të ndodhë aksidenti nuk kanë inspektuar si duhet, ose nëse nuk ka pasur fare inspektim i bie që ky aksident ka ndodhur si pasojë e pakujdesisë dhe mungesës së sigurisë në vend.
Më 2 shtator fëmija pesë vjeçar në vend se të ishte në bankat shkollore për pasojë mbeti i vdekur nga aksidenti. Prandaj, siguria e qytetarëve në komunikacion duhet të jetë prioritare që të evitohen aksidente e tilla.
Rruga do të nderohet e kompania apo subjekti juridik do të vazhdojë me punë por të vdekurit nuk kthehen më. Institucionet e shtetit janë përgjegjëse për garantimin e sigurisë dhe qarkullimin normal për të evituar çdo pasojë të mundshme. Nëse tejkalohet shpejtësia e lejuar në autostrada kudo brenda vendit duhet të ketë radar e kontrolle policore në mënyrë që qytetarët të jenë më të kujdesshëm dhe më të ngadalshëm
Pra, kur shteti i shërben seriozisht e me përgjegjësi qytetarët ka qindra metoda e mënyra për t’i mbrojtur të gjithë qytetarët pa dallim. Prandaj, vetëm përmes kësaj qasje mund të shpresohet për avancim e progres kolektiv, në të kundërtën kur mungon siguria e qetësia jeta pamundësohet e mbijetesa vështirësohet. /Zhurnal.mk