Gërvalla: Kërcënimet për bllokim në pikat kufitare, dëshmi e veprimeve destabilizuese të Serbisë

nga D V

Gërvalla: Kërcënimet për bllokim në pikat kufitare, dëshmi e veprimeve destabilizuese të Serbisë

Pas takimit që zhvilloi me homologun e saj turk, Hakan Fidan, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla u shpreh se miqësia me Turqinë është e bazuar në miqësi të gjatë ne aspektin ekonomik dhe se investimet turke kanë luajtur rol në zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Sipas saj këto marrëdhënie janë të forta dhe vetëm sa do të forcohen.

Gërvalla foli edhe për paralajmërimin e Serbisë për bllokimin e pikave kufitare, ku tha se kjo është dëshmi e synimeve hegjemoniste të Serbisë.

“Serbinë e shohim si një rrezik real për stabilitetin rajonal dhe kërcënimi për bllokimin sot të pikave kufitare janë dëshmi e synimeve hegjemoniste dhe veprimeve konkrete destabilizuese të Serbisë që shkojnë përtej kërcënimeve verbale”, tha ajo./KP/.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More