Nuk raportohen dëme nga rreshjet e shiut

nga Xh M

Ndërsa, për sa i përket motit në vendin tonë, siç njoftojnë nga Enti Hidrometeorologjik, sot do të përfshihemi nga reshje lokale, intensive, dhe pritshmëritë janë për mbi 30 l/m2 në 24 orë. Nuk përjashtohen edhe bubullimat, dhe në ndonjë lokalitet, erë që mund të shkojë deri në 70 km/h. Në rajonet më të larta, sipas sinoptikëve, mund të ketë kushte edhe për breshër. Në Shkup do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe i paqëndrueshëm, me reshje të shpeshta të rrëmbyeshme. Temperatura minimale do të zbresë deri në 19 gradë, ndërsa ajo maksimale nuk do t’i kalojë 24 gradët. Të mërkurën pritet për një intensitet më të lartë, të reshjeve të rrëmbyeshme, ndërkohë që stabilizimi pritet të ndodhë pas nga dita e enjte, një stabilizim i përkohshëm i cili pritet të zgjasë jo më shumë se sa 12 orë. E premtja do të shënojë sërish kthim të reshjeve të shiut.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More