Shefi i SHM-së në një konferencë të Komitetit Ushtarak të NATO-s

nga Xh M

Shkup, 13 shtator – Shefi i Shtatmadhorisë të Armatës, gjeneralmajor Sashko Lafçiski, nga sot do të qëndrojë për vizitë pune në Pragë.

Gjenerali Lafçiski, nesër për herë të parë pas emërimit në detyrën e re, do të marrë pjesë në konferencën e Komitetit Ushtarak të NATO-s, në formatin e shefave të shtatmadhorive, ku është paraparë fjalim i tij në një pjesë të sesioneve.

Autoriteti më i lartë ushtarak i Aleancës së NATO-s, Komiteti Ushtarak në formatin e shefave të shtatmadhorive mblidhet dy herë në vit në selinë e NATO-s në Bruksel, ndërsa një herë në vit në vendet anëtare aleate.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More