Në Kuvend do të shënohet Dita Ndërkombëtare e Demokracisë – 15 Shtatori

nga D V

Shkup, 17 shtator – Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do të shënohet Dita Ndërkombëtare e Demokracisë – 15 Shtatori.

Siç bëri të ditur shërbimi për informim i Kuvendit, në hapjen e ngjarjes në prani të fëmijëve dhe të rinjve nga shkolla fillore dhe të mesme fjalime përshëndetëse do të kenë kryetari i Parlamentit, Afrim Gashi, ambasadorja zvicerane Veronik Ulman, sekretarja e përgjithshme e Kuvendit, Marina Dimovska, si dhe drejtori i lartë rezident i NDI, Robert Skot Hejzlet.

Sipas agjendës, do të ketë shfaqje – pantomimë, sesion fotografik me deputetë dhe deputete pranë filmave vizatimorë nga libri komik “Si u takua Risa me Parlamentin” dhe interpretuesit, prezantim me trupat punues të Kuvendit dhe vizitë e organizuar në ndërtesën e Kuvendit. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More