Mot i ndryshueshëm me vranësira me periudha dielli, pasdite shi lokal

nga D V

Shkup, 17 shtator – Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me periudha dielli. Pasdite do të ketë reshje lokale të shiut dhe bubullima të rralla. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor dhe juglindor, njoftoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej 6 deri 11, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 19 deri 25 gradë.

Në Shkup mot i ndryshueshëm me vranësira me periudha dielli, pasdite me shi të dobët të kohëpaskohshëm. Temperatura minimale do të bie deri në 9, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 23 gradë.

Në ditët në vijim moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me reshje të kohëpaskohshme lokale, të shoqëruara me bubullima të rralla. Nga e mërkura reshjet në disa vende do të jenë më të dendura, kohë pas kohe të rrëmbyeshme.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More