Shkup, 21 shtator – Të gjitha institucionet publike do të marrin udhëzime sesi duhet të veprojnë gjatë periudhës derisa është e vlefshme masa e përkohshme e Gjykatës Kushtetuese për ndalimin e “balancuesit” për punësimin në administratën publike – njofton Ministria e Administratës Publike.
Nga kabineti i ministrit të Administratës Publike, thonë se udhëzimet apo masat e përkohshme të miratuara nga Gjykata Kushtetuese, si ministri, nuk i komentojmë, por i respektojmë dhe i zbatojmë.
– Ministria e Administratës Publike ka theksuar shumë herë deri më tani se “balancuesi” si mjet dixhital e ka humbur qëllimin për të cilin është krijuar dhe ka qenë objekt abuzimi në të kaluarën. Për një zgjidhje të re të mundshme ligjore, Ministria e Administratës Publike do të avokojë për një zgjidhje që do t’i mundësojë administratës publike profesionale shërbim cilësor ndaj qytetarëve dhe që do të bazohet në edukimin, ekspertizën dhe njohuritë e duhura, duke respektuar sistemin e meritave. Por deri në vendimin përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese, Ministria e Administratës Publike do të përmbahet nga çdo koment.
Lidhur me konkurset aktuale, ministria njofton udhëzimet përkatëse që do të ndahen me të gjitha institucionet.
– Për konkurset e vazhdueshme për punësim, Ministria e Administratës Publike do të veprojë në përputhje me përmbajtjen e masave të përkohshme të miratuara nga Gjykata Kushtetuese, pas publikimit në Gazetën Zyrtare. Për të njëjtën, do të përgatiten udhëzimet përkatëse që do t’i ndajë dhe do t’ua shpërndajë të gjitha institucioneve, njoftojnë nga Kabineti i Ministrit të Administratës Publike.
Më 18 të këtij muaji, Gjykata Kushtetuese ka miratuar masën e përkohshme për dispozitat e Ligjit për të punësuarit në sektorin publik, Ligjit për zyrtarët administrativ, Rregulloren për elementet obligative në shpalljen publike për punësim në sektorin publik që i referohen përkatësisë etnike. dmth dispozitat nga aktet që janë kundërshtuar nga Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit. Deri në marrjen e një vendimi përfundimtar nga Gjykata Kushtetuese, këto dispozita nuk do të zbatohen.