Bekteshi: Masovikisht vidhet rrymë nga objekte gastronomike dhe hotelerike në Shkup, asnjë reagim e përgjegjësi

nga D V

Shkup, 24 shtator – Ish-ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi tha se kafeteri dhe objekte hotelerike masovikisht po vjedhin rrymë ndërkohë që për këtë, nuk ka reagime e as përgjegjësi. Bekteshi tha se ka dëm milionësh por që e paguajnë amvisëritë.

“SKANDAL në qendër të Shkupit!

Kafeteri dhe objekte hotelerike masovikisht VJEDHIN rrymë.

“A ju kujtohen reagimet për Haraçinën dhe Sllupçanin???

Pagesa e rrymës është mbi 95% në ato vendbanime.

Asnjë regim, asnjë përgjegjësi për vjedhjen masive të rrymës nga objekte gastronomike dhe hotelerike ne qendër të Shkupit, të cilët bëjne dëm milionësh e që e paguajnë amvisritë.

Apo reagime ka vetëm atëher kur me direktiva të qendrave të ndryshme duhet dikë të paraqesin si të “prapambetur”, të padëgjushësh etj.?”, ka shkruar Bekteshi.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More