Vitia i kërkon ministrit gjerman investime dhe ndihmë teknike për shëndetësinë në Kosovë

nga Xh M

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia është takuar sot me homologun e tij gjerman, Dr. Karl Lauterbach, në kuadër të Samitit Botëror të Shëndetësisë në Berlin.

Vitia tha se ka falënderuar ministrin gjerman për mbështetjen e vazhdueshme që Gjermania i ka dhënë ndër vite Kosovës, përcjell Arbresh.info.

“E njoftova Ministrin Lauterbach me prioritetet dhe investimet tona. Po ashtu, biseduam për mundësitë e bashkëpunimit të ndërsjelltë në të ardhmen. Paraqita gjatë takimit dhe nevojën për ndihmën teknike e investimet nga Gjermania përfshirë edhe atë për funksionalizimin e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore në Kosovë”, ka shkruar Viti në llogarinë e tij në Facebook.

Mes tjerash, Vitia ka theksuar se ministri Lauterbach ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim.

“Gjatë takimit, kërkova mbështetje për edukimin dhe zhvillimin e vazhdueshëm profesional të mjekëve tanë përmes trajnimeve në Gjermani, për përmirësimin e kapaciteteve tona shëndetësore. Ministri Lauterbach, shprehu gatishmëri për intensifikimin e bashkëpunimit dhe ndër tjera u shpreh: shqiptarët e Kosovës janë të vyer, të besueshëm, profesionistë dhe që mund të mbështetesh tek ta. Ky bashkëpunim i vazhdueshëm me Gjermaninë është shumë i rëndësishëm për ta kthyer sistemin tonë në sistem të besueshëm, të avancuar dhe të sigurtë për qytetarët tanë”, shtoi tutje Vitia.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More