Tahiri: Maqedonci do të mbahet mend si ministri që e la ushtrinë pa bukë, ka dezertuar nga detyra e tij fisnike

nga D V

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së Abelard Tahiri, tha se ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci do të mbahet mend si ministër që ka lënë ushtrinë pa bukë, raporton Ekonomia Online.

Për këtë Tahiri ka bërë thirrje që ai të jap dorëheqje. Tahiri e kritikoi mungesën e ministrit në seancë, ndërsa shtoi se ai ka dezertuar nga detyra e tij më fisnike.

“Sot kur e sheh të dezertuar nga detyra e tij ministrin e Mbrojtjes vërtetë nuk mundesh me heshtë. Ministri Ejup Maqedonici ku do që je ke dezertua përball detyrës tënde më fisnike, sot mos me qenë në gjendje për me mbrojt punën tënde, angazhimin tënd, është e patolerueshme”.

“Sot ajo që më së paku do të duhej të bëjë është që të japësh dorëheqje dhe ta lirosh atë detyre. Je ministër që do të mbahesh mend që e ke lënë ushtrinë e Kosovës pa bukë”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More