Që kur morëm kryesimin e presidencës së BE-së, ne kemi përcaktuar prioritetet e saj dhe një nga prioritetet më të rëndësishme që i kemi vendosur në krye të agjendës ka qenë përshpejtimi i zgjerimit të Bashkimit Evropian drejt Ballkanit Perëndimor, deklaroi sot ministri i Jashtëm hungarez, Peter Szijarto, përpara fillimit të Konferencës së Dytë Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian.
”Ne jetojmë në fqinjësi me ta dhe e dimë se si është dallimi mes një situate të qetë dhe zhvillimi në Ballkanin Perëndimor, por edhe të kundërtën”, theksoi ai.
”Ne e kuptojmë që përmes integrimit evropian mund të ndihmojmë në zhvillimin dhe një situatë paqësore në Ballkanin Perëndimor”, shtoi Szijarto.
”Prandaj jemi përpjekur të bëjmë më të mirën që t’i kemi vendet e Ballkanit Perëndimor në BE, përfshirë edhe Shqipërinë”, theksoi ai.
”Jam krenar që konferenca e dytë ndërqeveritare zhvillohet gjatë presidencës hungareze të BE-së. Dhe kjo mendoj se po ndodh falë kryeministrit dhe kabinetit të tij, sepse kanë bërë punë të shkëlqyer”, përfundoi ministri i Jashtëm hungarez, Peter Szijarto.