Shkup, 23 tetor – Ministria për Çështje Evropiane njofton publikun se Komisioni Evropian zyrtarisht ka miratuar Agjendën Reformuese të Maqedonisë së Veriut, e cila përbën një hap të rëndësishëm përpara në procesin e integrimit të vendit dhe rajonit në Bashkimin Evropian.
Ky vendim, thuhet në njoftim, vjen pas një analize të detajuar nga ana e Komisionit Evropian, i cili ka njohur relevancën dhe përfshirjen e planeve reformues, veçanërisht në përshpejtimin e harmonizimit të vendit me ligjet, vlerat dhe standardet e BE-së.
“Miratimi i kësaj agjende mundëson qasje në mjetet financiare në kuadër të Fondit për Reforma dhe Rritje të BE-së, në shumën prej 6 miliardë euro. Fondi është projektuar për të mbështetur procesin transformues të Maqedonisë së Veriut, duke siguruar që reformat jo vetëm që do të përforcojnë institucionet demokratike dhe të drejtat e njeriut, por gjithashtu do të përmirësojnë integrimin ekonomik të vendit me BE-në.