LSDM: Bojan Hristovski nuk i plotëson kushtet për drejtor të ASK-së, të dorëhiqet

nga D V

Shkup, 25 tetor – Partia opozitare maqedonase LSDM, kërkon dorëheqjen e drejtorit të ri të Agjencisë për Siguri Kombëtare Bojan Hristovski, pasi siç thonë nuk i përmbush kriteret.

Nga LSDM thonë se “Hristovski, përveç që është aktivist partiak që nuk i lejohet as të shëtis nëpër ASK e jo ta udhëheqë, ai qartësisht nuk i plotëson kushtet për të qenë drejtor”.

“Me sa duket ai ka një test të rremë të gjuhës angleze, nuk ka mjaft vite përvojë për të cilën nuk pranon të tregojë dokumente se ka mbajtur poste drejtuese për saktësisht pesë vjet dhe nuk ka certifikata sigurie. Ai realisht nuk i plotëson kushtet për të qenë drejtor dhe për të drejtuar ASK-në. Është skandaloze që tani nga posti i drejtorit t’i duhet t’i japë vetes një certifikatë sekret shtetëror dhe të ndikojë në atë vendim. Ky në vetvete është një skandal i madh”.

“LSDM kërkon dorëheqjen dhe tërheqjen e tij të menjëhershme nga pozita e drejtorit dhe procesin e zgjedhjes së profesionistit që do ta udhëheqë institucionin, siç ishte deri më tani”, ka thënë LSDM.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More