E kapën me lëndë narkotike gati për shitje, arrestohet 33-vjeçari në Bulqizë

nga D V

Një 33-vjeçar, që posedonte një sasi me lëndë të dyshuar narkotike kanabis sativa, është arrestuar në flagrancë në Bulqizë.

Sipas njoftimit të policisë gjatë kontrollit fizik atij iu gjet e fshehur në trup një sasi me lëndë narkotike canabis sattiva, të cilën do ta përgatiste në doza gati për shitje.

Në cilësinë e provës materiale 33-vjeçarit ju sekuestrua lënda narkotike, motomjeti që drejtonte, një aparat celular dhe 110 euro.

Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme

Njoftimi i policisë:

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi S.D., 33 vjeç, banues në Bulqizë, për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More