Uji në Shkup i sigurt për pije

nga D V

Shkup, 28 tetor – Uji në Shkup është i sigurt tregojnë rezultatet e analizave fiziko-kimike dhe mikrobiologjike nga 44 pika matëse në qytet.

“Sektori për kontroll sanitar në periudhën nga 21 deri 25 tetor të vitit 2024 ka marrë 161 mostra fiziko-kimike dhe 161 mostra për analizë mikrobiologjike të ujit të pijshëm nga 44 pika matëse në qytetin e Shkupit. Sipas rezultateve të marra nga analizat, të gjitha mostrat e analizuara korrespondojnë me Rregulloren për kërkesat për sigurinë dhe cilësinë e ujit të pijshëm”, njoftuan sot nga NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi”.

Këto informacione Ndërmarrja publike i publikon si pjesë e raportit javor për cilësinë dhe sigurinë e ujit të pijshëm, të marra nga analizat e kryera në Departamentin e kontrollit sanitar.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More