MPB-ja me detaje të reja nga incidenti i armatosur në Haraçinë

nga Xh M

Shkup, 1 nentor – Të shtëna të reja ka ndodhur sonte në fshatin Shkup, Haraçinë, mëson 24info. Sipas informacioneve, nga shkëmbimi i zjarrit janë plagosur të paktën dy persona. Presim më shumë informacion nga Ministria e Brendshme.

“Me datë 01.11.2024, rreth orës 19:00, nga Qendra Emergjente “Nënë Tereza” në SPB Shkup është raportuar se me plagë nga armë zjarri është sjellë S.A. dhe A.A. nga fshati Haraçinë. Sipas njoftimit, ata janë qëlluar me armë zjarri në fshatin Haraçinë nga dy persona të cilët kanë qenë në një veturë Audi”, thojnë nga MPB.

Në Qendrën Klinike “Nënë Tereza” sonte janë pranuar dy personat e lënduar në incidentin e ndodhur në Haraçinë të Shkupit.

Njëri nga të lënduarit ka ndërruar jetë, ndërsa personi i dytë është pranuar menjëherë në Repartin e Mjekimit Intensiv, është bërë diagnoza dhe do të bëhet intervenim kirurgjik, thanë për MIA-n nga Qendra Emergjente.

Ata bëjnë të ditur se pacienti i vdekur është 50 vjeç, ndërsa tjetri 19 vjeç.

“Për shkak të seriozitetit të gjendjes së pacientit 50-vjeçar, menjëherë është kryer reanimacioni, por fatkeqësisht me gjithë përpjekjet e ekipeve mjekësore kujdestare, ky pacient ka ndërruar jetë”, theksojnë nga Qendra Emergjente.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More