I riu shqiptar gjendet i pajetë në shtëpi, dyshimet e para

nga Xh M

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Hamburg të Gjermanisë ku 33-vjeçari, Dritan Lalaj, me origjinë nga Frakulla e Fierit, është gjetur i pajetë.

Sipas raportimeve, policia gjermane gjeti trupin e tij në banesë në datën 1 nëntor. Dyshimet paraprake janë se mund të ketë kryer vetëvrasje. Po sipas të afërmve, i riu i kishte shkruar një letër kushëririt të tij dy javë më parë ku i bënte të ditur se do të largohej nga kjo botë.

Komuniteti shqiptar ka mbledhur fonde për të mundësuar dërgimin e trupit pranë familjes e cila është në kushte të veshtira ekonomike.

Trupi i pajetë i 33-vjeçarit pritet të mbërrijë në Shqipëri pas disa ditësh.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More