Begaj takon komunitetin shqiptar në Lodz

nga D. V.

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, shfrytëzoi vizitën e tij në Poloni në kuadër të pjesëmarrjes në Samitin e Iniciativës së Tri Deteve për t’u takuar me komunitetin shqiptar që jeton në qytetin e Lodz-it (Łódź).

Gjatë bashkëbisedimit të zhvilluar në Konsullatën e Nderit të Shqipërisë, Presidenti i Republikës theksoi rëndësinë e forcimit dhe bashkëpunimit me Poloninë, me të cilën Shqipëria ka një miqësi historike.

Duke iu referuar Konsullit të Nderit, dr. Pawel Michalak, për integrimin dhe promovimin e shqiptarëve në Poloni, Presidenti Begaj përcolli një falënderim për popullin polak që ka hapur dyert për komunitetin tonë atje.

Ndërsa vlerësoi kontributin e shqiptarëve në vendin ku jetojnë, Presidenti i Republikës i përgëzoi ata për arritjet individuale me të cilat Shqipëria krenohet.

“Suksesi personal i të gjithë shqiptarëve që jetojnë në Lodz (Uxh) është i merituar falë angazhimit, përkushtimit dhe suksesit të tyre. Dua që me këtë rast të falënderoj edhe shoqërinë polake për hapjen e mundësive reale për këta qytetarë, të cilët lanë atdheun e tyre dhe gjetën një atdhe të dytë. Patjetër që suksesi i tyre është personal, por është sukses edhe i Shqipërisë. Nëpërmjet tyre ju keni njohur sadopak Shqipërinë”, theksoi Begaj.

Presidenti Begaj ndoqi dhe një koncert artistik me këngë shqiptare dhe polake, ndërsa e mbylli vizitën duke mbjellë dy pemë miqësie, në nderim të dy simboleve të burrërisë dhe fuqisë, Gjergj Kastrioti Skënderbeut dhe Jan Sobieskit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More